Kryesore » 2012 » Gusht » 10 » Luksemburgu –destinacion i radhës i azilkërkuesve
12:45 PM
Luksemburgu –destinacion i radhës i azilkërkuesve
Shteti i vogël evropian i Luksemburgut është destinacioni i radhës i qytetarëve të Ballkanit që kërkojnë statusin e azilit. Alarmi është dhënë nga autoritetet e këtij vendi, të cilët kanë theksuar se po rritet numri i qytetarëve nga Serbia, Maqedonia, Shqipëria dhe vendet e tjera që kërkojnë statusin e azilit.Ministria e Emigracionit në Luksemburg theksoi se deri tani janë regjistruar rreth 1500 azilkërkues. Afër 300 aplikime janë nga Serbia, 256 nga Shqipëria, 220 nga Mali i Zi, 156 nga Kosova, 142 nga Bosnjë-Hercegovina dhe 124 kërkesa për azil nga qytetarë të Maqedonisë.Luksemburgu vitin e kaluar gjithashtu ka qenë i vërshuar nga azilkërkues ballkanik, me c`rast numri i të regjistruarve kishte mbërritur në mbi 2100 veta.

Gjatë këtij viti nga 1500 kërkesa për azil, vetëm 28 prej tyre kanë marrë përgjigje pozitive të përkohshme, ndërsa pjesa tjetër janë refuzuar.

Për të respektuar Traktatin e Dublinit janë realizuar 114 transferime të azilkërkuesve nga Luksemburgu në një vend të tretë të sigurt. Shumica e azilkërkuesve janë dërguar në Belgjikë, Gjermani, Greqi dhe Itali. Një total prej nëntë azilkërkuesve ishte transferuar në Francë.

1015 azilkërkues nga janari deri në korrik u dërguan nga kishin ardhur. Shumica e të kthyerve ishin nga Serbia (554), ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë (228) dhe Shqipëria (114).

Kthimi i tyre është bërë mbi baza vullnetare, vetëm 37 prej tyre janë deportuar nga Lukskemburgu.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus