Kryesore » 2012 » Prill » 22 » Lëvizja “Bashkohu” përkrahë protestën për veriun
1:29 AM
Lëvizja “Bashkohu” përkrahë protestën për veriun
Lëvizja "Bashkohu" po përcjell me vëmendje zhvillimet politike sociale dhe ekonomike të Kosovës, gjithashtu paralajmëron edhe popullin e Kosovës për një rrezik që po i kanoset vendit dhe qytetarëve te saj, thuhet në një komunikatë të kësaj lëvizjeje.Duke e parë ketë rrezik lëvizja "Bashkohu" në mbledhjen që ka bërë me kryesinë e saj ka vendosur te përkrahë protestën për zhvillimet në veri të organizuar nga Nexhmedin Spahiu , prandaj i ftojmë të gjithë qytetarët e Kosovës që me 24 prill ti bashkangjiten kësaj proteste e cila thërret për ta mbrojtur integritetin , sovranitetin dhe qytetarët shqiptarë në pjesën veriore të Kosovës .Lëvizja "Bashkohu" gjithashtu kërkon nga qeveria e Kosovës të mos bëjë marrëveshje që dëmton popullin e Kosovës, përkatësisht etninë shqiptare dhe dënon çdo marrëveshje që bëhet si rezultat i presionit në dëm të qytetarëve të Kosovës .
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus