Kryesore » 2012 » Qershor » 28 » Legjionari Naim Miftari: UNMIK-u më shantazhonte
0:41 AM
Legjionari Naim Miftari: UNMIK-u më shantazhonte
Naim Miftari ka qenë pjesëtar i SHPK-së, mirëpo ishte larguar nga puna në vitin 2000-2001.
Ai në letrën që i ka dërguar ish-komandantit të Policisë së Kosovës, Sheremet Ahemtit, të cilën e posedon Indeksonline, thotë se UNMIK-u e kishte larguar nga puna në mënyrë të paparë dhe provokative.Miftari përmes kësaj i ka kërkuar Sheremet Ahemtit që të hapet dosja e tij e suspendimit. Atëherë më kanë suspenduar kinse KFOR-i ka gjetur në shtëpinë time një AK 47, tregon Miftari.Në letrën që Miftari e ka shkruar se ka pritur tërë këto vite për të shkruar këtë letër, pasi që tani Kosova është shtet i pavarur dhe ka institucionet e veta. Me tej në letër ai thotë se është i vetmi ish-polic që asnjëherë nuk ka dalur para komisionit hetues.Po ashtu, Miftari në letër ka shkruar se është një person i ushtruar ushtarakisht nga legjioni francez dhe i trajnuar nga ekspertët e FBI-së.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus