Kryesore » 2012 » Gusht » 26 » LDK: Rritet numri i të varfërve, Qeveria s’ka zgjidhje
1:14 PM
LDK: Rritet numri i të varfërve, Qeveria s’ka zgjidhje
Kontrastet e shoqërisë kosovare të krijuara nga Qeveria Thaçi janë si askund në botë. Shpenzimet për mallra dhe shërbime të ministrive rriten me 60% krahasuar me një vit më herët, në ndërkohë që numri i të varfërve arrin në 325 mijë qytetarë. Një pensionist mbijeton me 1.5 euro në ditë për ushqim, barna, veshmbathje etj, në ndërkohë që autostrada kushton 10 mil euro për km. Kështu deklaron Lidhja Demokratike e Kosovë, në një komunikatë për media.Buxheti për asistencë sociale, sipas kësaj partie, po rritet nga viti në vit, që konfirmon se varfëria po thellohet. "Ky buxhet, nga 201 mil euro në vitin 2012, pritet të rritet në 207 mil euro në vitin 2013, vetëm si rezultat i rritjes së numri të të varfërve. Në fakt, sasia e mallrave që mund të blihen me asistencën sociale që merr një familje e varfër është gjithnjë e më e vogël për shkak të inflacionit të vazhdueshëm, sidomos në artikujt bazik ushqimor”.

Sipas LDK-së, një person duhet të mbijetoi me vetëm 1.6 euro në ditë për ushqim, veshmbathje, strehim, arsim etj. "Çfarë perspektive për arsimim dhe punë kanë fëmijët nga këto familje me këto ndihma që marrin? Këta fëmijë do të mbesin të varfër edhe në të ardhmen, pasi nuk mund të arsimohen si duhet, shëndeti i tyre do të vuajë pasi nuk mund të ushqehen konform standardeve”.

Pensionet bazike prej vetëm 45 euro në muaj, thuhet tutje në reagimin e LDK-së, nuk mjaftojnë as për barna elementare për pensionistët. Kujdesi ndaj kësaj kategorie është obligim i qeverisë e jo prioritet i saj. Këta qytetarë janë mashtruar nga qeveria. Rritja e premtuar prej 5 euro nuk është implementuar ende. Ligji i pensioneve nuk është aprovuar. Mjetet e ndara vitin e kaluar për të mbështetur këtë ligj janë tretur, sepse ato mjete qeveria i ka paraqitur si kursime para FMN-së. Marrëveshja e re me FMN nuk lejon asnjë fleksibilitet për qeverinë që të miratoi këtë ligj në të ardhmen e afërt.

LDK thotë se, në programin e saj parasheh një varg politikash që e fuqizojnë njëra tjetrën për t’i nxjerrë njerëzit nga varfëria. Në ndërkohë që shpenzohet në asistencë sociale, duhet të implementohen politikat për zhvillim të qëndrueshëm të fëmijëve të këtyre familjeve. "Programet për promovim të punësimit të anëtarëve të këtyre familjeve janë mjet i fuqishëm për zvogëlimin e varësisë nga asistenca sociale. Në vend që të bëjë këtë, Qeveria Thaçi nxit varfërinë duke vendosur si kusht që njerëzit të mos punojnë vetëm e vetëm që të marrin ndihmë sociale”, thuhet në fund të këtij reagimi.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus