Kryesore » 2012 » Prill » 19 » LDK: Muja si pasha i Prizrenit
4:37 PM
LDK: Muja si pasha i Prizrenit
”Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, e ka shndërruar Prizrenin në një pashallëk të tij ku ‘pret e vret’, pa e respektuar asnjë ligj të Republikës së Kosovës”. Kështu ka thënë të mërkurën dega e LDK-së në Prizren, përmes një reagimi, në të cilin partia më e madhe opozitare në këtë komunë ka shprehur shqetësimet për, siç thonë, mosrespektimin e ligjeve nga numri një i kësaj komune."Mosrespektimi i fundit i ligjit që e obligon që t’i dorëzojë Kuvendit Komunal një raport përfundimtar përmbledhës buxhetor jo më vonë se më datën 30 mars të këtij viti, është dëshmia se Ramadan Mujën asnjë matematikë më nuk e nxjerr nga balta e keqpërdorimeve, keqmenaxhimit dhe korrupsionit, kurse keqpërdorimi skandaloz i radhës i kabinetit Muja është tenderi për fazën përfundimtare të ndërtimit të Shtëpisë së Kulturës në fshatin Zhur”, thuhet në reagimin e LDK-së, transmeton "Zëri”.Në reagim theksohet se keqpërdorimet e Mujës hetohen pas ankesave dhe ky tender anulohet, por Muja dhe kompanitë e favorizuara nga ai, duke qenë mbi ligjin në Kosovë, kanë vazhduar punimet në shtëpinë e Kulturës në fshatin Zhur, edhe përkundër anulimit të tenderit.
"E ftojmë prokurorinë që ta hetojë edhe këtë rast në vijimësinë e hetimeve që po i bën kundër Mujës, për keqpërdorimet. Ramadan Muja nuk është vetëm në shënjestër të prokurorisë, e cila po e heton për shumë raste të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, ngase keqpërdorimet e tij përditë e më shumë po dalin në sipërfaqe dhe ato po i publikojnë bizneset, shoqëria civile dhe vetë qytetarët. Historiani Ramadan Muja, do të jetë pjesa me e errët e demokracisë në qytetin e lashtë të Prizrenit. Ai është kryetari më i korruptuar në Republikën e Kosovës dhe një ditë do të përfundojë si personazhi më negativ i historisë më të re në udhëheqjen e qytetit të Prizrenit”, thuhet në reagimin e degës së këtushme të LDK-së.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus