Kryesore » 2012 » Maj » 12 » LDK-ja vazhdon heshtjen lidhur me deklaratat e Agim Hotit
2:14 PM
LDK-ja vazhdon heshtjen lidhur me deklaratat e Agim Hotit
Pretendimi që autori i atentatit ndaj ish-presidentit Ibrahim Rugova, tashmë e disa ditë po flitet nëpër media dhe në publikun e gjërë. Por për çudi vetë partia e ish-predisdentit Rugova, LDK-ja ende nuk ka reaguar.
Në numrin e sotëm të përditshmes KosovaSot, kjo e përditshme shkruan se ka provuar që të marr një përgjigje nga deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, mbi arsyet e heshtjes së LDK-së, por ja që nuk ka marrur asnjë përgjigje."Nuk e di çfarë të them, por besoj që Kryesia e LDK-së do të takohet shumë shpejt për të gjitha këto”, ka thënë Osmani.Të zëshëm kanë qenë ish presidenti Fatmir Sejdiu e Astrit Haraçia. Derisa Sejdiu ka thënë që duhet të zbardhen të vrasjet dhe përpjekjet për vrasje të ndodhura pas luftës, Haraçia - tash anëtar i Listës "Ibrahim Rugpova” - ka akuzuar njerëzit e ish-partisë se po e përdorin figurën e Rugovës vetëm për përfitime personale, shkruan Express.

Dihet se pas publikimit të këtij lajmi në media për dallim nga LDK-ja, misioni EULEX nuk ka ka ndenjur. Një zëdhënës i këtij misioni ka thënë se EULEX-i është duke vlerësuar deklaratat e Agim Hotit dhe veprimet e mëtejshme do të varen nga rezultati i vlerësimeve të kësaj deklarate.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus