Kryesore » 2012 » Qershor » 23 » Kuvendi synon ta pavarësojë vendin në shtator
1:12 PM
Kuvendi synon ta pavarësojë vendin në shtator
Kuvendi i Kosovës, të premten, e ka miratuar në parim Projektligjin për ndryshimin e 21 ligjeve që ndërlidhen me përfundimin e fazës së mbikëqyrjes së pavarësisë. Miratimi përfundimtar i këtij projektligji parashihet të bëhet para shtatorit, në mënyrë që i njëjti të hyjë në fuqi para së të mblidhet Grupi Drejtues Ndërkombëtar për ta shpallë "pavarësimin e plotë” të Kosovës. Me gjithë rëndësinë që ka bartja e kompetencave nga faktori ndërkombëtar tek ai vendës, shumë ligjvënës kanë shprehur rezerva dhe kundërshti me mënyrën se si Qeveria dhe ICO-ja kanë planifikuar ta bëjnë transferimin e përgjegjësive. Nënkryetari i Kuvendit nga LDK-ja, Sabri Hamiti, ka deklaruar haptas se me këtë projektligj nuk po hiqet mbikëqyrja e pavarësisë, por po vazhdohet mbikëqyrja, veçse në një formë tjetër. Këtë qëndrim ai e ka argumentuar duke thënë se pas pak ditësh, Kuvendi i Kosovës do të marrë vendim për zgjatjen e mandatit të EULEX-it në vend. "Me këto ligje nuk hiqet mbikëqyrja e pavarësisë, por tentohet që një pjesë e saj të modifikohet. Si hiqet mbikëqyrja e pavarësisë nëse ne pas 10 ditësh këtu në Kuvend do ta votojmë që t’i jepet edhe një mandat EULEX-it”, ka thënë Hamiti. Ai nuk ka qenë i vetmi deputet që nuk është pajtuar që ndryshimi i 21 ligjeve të bëhet me një ligj të vetëm
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus