Kryesore » 2012 » Shkurt » 15 » Kuvendi i Kosovës kundërshton mbajtjen e referendumit në veri
2:31 PM
Kuvendi i Kosovës kundërshton mbajtjen e referendumit në veri
Në seancën e Kuvendit të Kosovës, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës në harmoni me grupet e tjera parlamentare pritet të nxjerrë një deklaratë të përbashkët për të kundërshtuar mbajtjen e referendumit në veri të Kosovës.Në fillim të seancës së kuvendit, ky grup parlamentar ka shtruar këtë kërkesë, e cila pritet të harmonizohet dhe më pastaj të votohet. Partia Demokratike e Kosovës ka propozuar të nxirret një deklaratë e përbashkët në seancën e stome të Kuvendit të Kosovës për të kundërshtuar mbajtjen e referendumit në veri të Kosovës. Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Adem Grabovci ka thënë se ky referendum është kundërshtuar nga të gjithë, si nga institucionet e vendit ashtu edhe nga faktori ndërkombëtar. "Ne jemi dëshmitar që dje ka ndodhur një ngjarje në veri të vendit. Mbajtja e një referendumi ilegal, siç është vlerësuar dhe siç është realitet edhe i kundërshtuar nga gjithë faktori ndërkombëtar, por edhe nga Qeveria e Republikës së Kosovës”, ka thënë Grabovci.Kuvendi i Kosovës këtë kërkesë e ka fut në pikën e katërt të rendit të ditës. Ndërsa gjatë seancës, deputetja Hykmete Bajrami në emër të LDK-së ka kriktikuar qeverinë se po abuzon me ligjin për Buxhetin e Republikës sidomos sa i përket rrugëve dhe me komunat që udhëheqë LDK-ja Podujvën dhe Prishtinën. Ajo tha se tashmë ekziston një dokument që buxheti i vendit të pësoi ndryshime në rreth 50 projekte buxhetore.Në seancën e sotme deputetët që vijnë nga komuna e Dragashit kanë falënderuar institucionet, FSK-në dhe popullin e Kosovës për mbështetjen që kanë dhënë me rastin e tragjedisë së Restelicës, ku nga orteku i borës humbën jetën 10 anëtarë të familjes Reka.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus