Kryesore » 2012 » Prill » 4 » Kushti i ri për Serbinë, njohja e Kosovës
8:38 PM
Kushti i ri për Serbinë, njohja e Kosovës
Pas marrjes së kandidaturës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Serbia po hyn në fazën e caktimit të datës së bisedimeve për anëtarësim.Pritet që kësaj date do t’i paraprijnë kushtëzimet tjera, ndër të cilat është njohja e pavarësisë së Kosovës. Tash për tash kjo kërkesë është formuluar si "realizimi i raporteve të mira me shtetet fqinje”. Në këtë nivel flet Rezoluta e Parlamentit Evropian.Dokumenti përmban edhe kërkesa për hetimin e privatizimit të 24 firmave të mëdha në Serbi. Ndërsa, nga Beogradi kërkohet që të hiqet shënjimi "konfidenciale” nga dokumentet shtetërore. Pra, që të mos ketë sekrete shtetërore, meqë kjo është në kundërshtim me standardet evropiane.Sipas Rezolutës, mund të pritet që Serbia në të ardhmen të ballafaqohet edhe me kërkesën e gjermanëve të Vojvodinës, për kthimin e pasurisë që ju është konfiskuar nga komunistët pas Luftës së Dytë Botërore. Në këtë aspekt nuk përmenden gjermanët, por flitet për dëmin e pësuar në kuadër të "fajit kolektiv”.
Ndërsa, shqetësim të madh për PE-në paraqesin edhe akuzat në proceset e Serbisë, në bazë të nenit 359 të Kodit Penal, që flet për "keqpërdorim të postit”. Kështu, Serbia do të detyrohet të kthej edhe pronat e konfiskuara në bazë të këtij neni.

Nga Serbia po ashtu pritet të eliminohet trashëgimia e shërbimeve sekrete komuniste, të hapen dosjet dhe të zbardhen ato. Kjo përfshinë edhe hapjen e arkivave kombëtare, si dhe kontrollin e tashëm të shërbimeve sekrete.
Sanino: Serbia t’i përmirësoj raportet me Kosovën

Zyrtari i Komisionit Evropian, Stefano Sanino, deklaroi sot në Beograd, se për hapjen e negociatave për pranim në Bashkimin Evropian, për Serbinë është e domosdoshme që t’i vazhdoj reformat dhe t’i avancoj raportet me Kosovën.

"Janë të nevojshme përpjekje të mëtejshme kah përmirësimi i dukshëm dhe i qëndrueshëm i marrëdhënieve me Kosovën”, tha Sanino, në mbledhjen e grupit të ekspertëve të trupës koordinuese për procesin e pranimit në BE, në Beograd. Ai veçanërisht ka theksuar rëndësinë e administratës shtetërore dhe përfundimin e reformës së sistemit gjyqësor.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus