Kryesore » 2012 » Qershor » 30 » Kurti: S’do të ndalemi
1:34 PM
Kurti: S’do të ndalemi
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, thotë se e kupton plotësisht veprimin e deputetit të partisë së tij, Rexhep Selimi, i cili të enjten e sulmoi fizikisht ish-drejtorin e Shërbimit Informativ të Kosovës, tani deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Latif Gashin.Agjentët e SHIK-ut, siç i quan Kurti disa nga deputetët e PDK-së, thotë se e kanë tepruar me fyerje, ofendime, shpifje e provokime.Albin Kurti në një intervistë dhënë për gazetën "Zëri” i hedh poshtë akuzat e deputetit Bekim Haxhiu, i njohur ndryshe si Kamishi, se kinse sulmi ndaj tij është bërë në shenjë hakmarrjeje për "publikimin e takimeve sekrete dhe lidhjeve që Kurti i kishte pasur me serbët”."Kritikës sonë parimore ndaj takimeve sekrete të kryeministrit Thaçi me ish- presidentin Tadic ata i janë përgjigjur me shpifje personale për mua”, ka thënë Kurti, duke shtuar se, "natyrisht se unë nuk jam marrë me ta, sepse unë nuk pranoj prokurorë e gjyqtarë të SHIK-ut”.

"Unë nuk e kam pranuar as gjyqin e Serbisë, as të UNMIK-ut, as të EULEX-it, e nuk mund t’i pranoj as këta prokurorë prej agjentësh”, ka thënë Kurti.

Megjithatë, ai ka një porosi për deputetët e PDK-së dhe për qeveritarët: Vetëvendosje do të vazhdojë rrugën e saj, siç i quan ai, me kritikat parimore dhe me protesta e demonstrata, deri në krijimin e një shteti demokratik, ligjor e funksional.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus