Kryesore » 2012 » Shtator » 2 » Kurti: Mbikëqyrja nuk po përfundon
1:50 PM
Kurti: Mbikëqyrja nuk po përfundon
Lëvizja "Vetëvendosje”, i ka mbledhur në Prishtinë, kryetarët e të gjitha qendrave dhe pikave të saj në komuna të Kosovës. Në këtë mbledhje të jashtëzakonshme, lideri i kësaj lëvizje Albin Kurti, ka folur për zhvillimet politike në vend. Gjatë fjalimit të tij, ai ka thënë se Qeveria sërish është duke u futur në bisedime të cilat nuk janë në favor të shtetit të Kosovës. Sipas tij, këto bisedime vetëm se do t’i shërbejnë si ndihmesë, shtetit serb, për proceset integruese. Sipas Kurtit, mënyra e zhvillimit të dialogut dhe temat janë krejtësisht në pajtim dhe në interes të Serbisë. Kurti, ka deklaruar se Serbia, është e pakushtëzuar dhe se Qeveria e Kosovës vazhdon të jetë e shantazhuar, transmeton KTV. "Sipër Qeverisë së Kosovës ndodhet protektorati ndërkombëtar i cili as nuk po përfundon e as nuk po përmbyllet, por po hyn përbrenda institucioneve të Kosovës. Ky protektorat e ka sjellur paqen pa demokraci, sigurinë pa zhvillim dhe stabilitetin pa liri”, ka thënë Kurti

Nënkryetari i "Vetëvendosjes”, Shpend Ahmeti, ka theksuar se Qeveria me politikat e saj ekonomike të dështuara është duke dëmtuar qytetarin e Kosovës. Ahmeti ka deklaruar se privatizimi i ndërmarrjeve publike do të ndikojë negativisht në mirëqenien e qytetarit. Sipas tij, këtë e dëshmon edhe shitja apo falja siç e ka quajtur ai, të distribucionit të KEK-ut.

Pas fjalimeve "Vetëvendosje”, mbledhjen e ka vazhduar me dyer të mbyllura.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus