Kryesore » 2012 » Maj » 23 » Kurti dhe Ymeri në vizitë zyrtare në Danimarkë
2:21 PM
Kurti dhe Ymeri në vizitë zyrtare në Danimarkë
Albin Kurti dhe Visar Ymeri po qëndrojnë për një vizitë zyrtare 5 ditore në Danimarkë. Gjatë dy ditëve të para të vizitës ata kanë zhvilluar një sërë takimesh me zyrtarë qeveritar dhe të parlamentit të Danimarkës, si dhe tubime e takime me shqiptarët që jetojnë në Danimarkë.Të hënën,.Kurti dhe Ymeri, kanë zhvilluar takim në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Danimarkës, me kreun e seksionit për Ballkanin Perëndimor z.Christian Finch. Në këtë takim Kurti dhe Ymeri e kanë njoftuar z.Finch për zhvillimet aktuale në Kosovë, duke e vënë theksin te sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës dhe cenimi i këtyre nga ndërhyrjet e Serbisë dhe strukturave të saja ilegale. Po ashtu u diskutua për gjendjen ekonomike e sociale të vendit, me theks të veçantë në mungesën e investimeve në bujqësi e prodhim, të cilat drejtpërdrejt ndikojnë në nivelin e papunësisë dhe zhvillimit. Danimarka mbanë aktualisht presidencën e BE-s, gjë që e bën pozitën e saj mjaft me ndikim karshi zhvillimeve në Kosovë.

Gjatë të njëjtës ditë aktivistët e Lëvizjes kanë takuar edhe ambasadorin e Shqipërisë në Danimarkë . Arben Cici, me të cilin u diskutua pozita diplomatike e Kosovës dhe Shqipërisë në vendet skandinave, por edhe ndihmën që mund ta jap Ambasada e Shqipërisë për Kosovën dhe diasporën shqiptare në Danimarkë.

Pasditen e të hënës u zhvillua një takim me Shoqatën daneze për OKB-në, shoqatë kjo e cila e mbikëqyrë punën e OKB-së në raport me të drejtat e njeriut. Ndërkohë që në mbrëmje u zhvillua tubimi publik me shqiptarët në Danimarkë në Klubin e Shqiptarëve në Kopenhagen. Në këtë tubim u diskutua për zhvillimet politike, ekonomike e sociale në Kosovë dhe te shqiptarët, por edhe për nevojën për organizim të diasporës dhe rolin e kësaj të fundit në zhvillimet në shtet dhe trevat shqiptare.

Më 20 maj, të dielën, Kurti dhe Ymeri kanë zhvilluar një takim me studentët shqiptarë në Kopenhagë, të organizuar nga Unioni i Studentëve Shqiptarë të Danimarkës. Mbi 50 studentët që morën pjesë në këtë takim, diskutuan për mënyrën se si ata dhe ekspertiza e tyre profesionale mund ta ndihmojë Kosovën në zhvillimin e vet ekonomik, por edhe politikë e social. Studentët po ashtu shprehën interesim për ta ndihmuar Lëvizjen Vetëvendosje! dhe programin e saj ekonomik e kombëtar. Të njëjtën ditë Kurti e Ymeri takuan eurodeputetin Soren Sondergaard nga Danimarka. Ky i fundit u shpreh i interesuar ta ndihmojë në çështje të ndryshme për Kosovën në Parlamentin evropian.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus