Kryesore » 2012 » Qershor » 23 » Kuçi kryenegociator në vend të Tahirit
2:01 PM
Kuçi kryenegociator në vend të Tahirit
Hajredin Kuçi mund ta zëvendësoi Edita Tahirin në postin e kryenegociatorit. Vetë Kuçi ka deklaruar se për momentin ai nuk ka hyyrë në kalkulime të tilla, shkruan në numr e sotëm "Tribuna Shqiptare”, transmeton Indeksonline.Në këtë rats anlistët politik kanë vlerësuar dorëheqjen e kuqit, duke thënë se veprimi i tij tregon se ai di të vendos disa "vija të kuqe”. Analisti Ardian Arifaj vlerëson se për të udhëhequr negociata me veriun duhet një profil politikan si i Kuçit. Sipas tij, emërimi i Kuçit në pozitën e kryenegociatorit nuk do të bëhej për të rehabilituar atë. Kuçi ditën e djeshme ka dhënë dorëheqje nga pozita e zëvendëskryeministrit dhe Ministri të Drejtësisë, pasi që Kuvendi Miratoi Kodin Penal bashkë me nenin 37 dhe 38, të cilat, sipas drejtuesve të asociacioneve të gazetarëve, cenojnë lirinë e shprehjes. Kuçi kishte premtuar që nëse kalojnë këto dy nene, ai do të jepte dorëheqje, premtim që e mbajti. (INA)
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus