Kryesore » 2012 » Qershor » 24 » Kuçi: Dorëheqja ime s'është kurrfarë lojë politike
11:07 PM
Kuçi: Dorëheqja ime s'është kurrfarë lojë politike
Hajredin Kuçi ka deklaruar se dorëheqja e tij nga funksionet e Qeverisë së Kosovës, nuk është lojë politike, siç raportojnë disa media, apo siç pretendojnë disa zëra aty –këtu. Por është qëndrim i prerë i tij, sepse ai thotë ai deri më tani çdo premtim, çfarëdo qoftë ai, e ka realizuar.Pas dorëheqjes nga posti i zëvendëskryeministrit të Republikës së Kosovës Hajredin Kuçi, dëgjohen ca zëra gjoja se ai do të behtë krye negociator i ardhshëm për bisedimet në Bruksel, mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan agjencia, "Presheva jonë”. Por Kuçi i ka deklaruar kësaj agjenci se tërheqja e tij nga funksionet e qeverisë nuk është lojë politike, siç raportojnë disa media, apo si pretendojnë disa zëra aty –këtu, por qëndrime i prerë i tij.Lidhur me këtë Kuçi, sot i ka deklaruar agjencisë, "Presheva jonë" se, "as që i ka shkuar mendja për këtë post e as që ka pretendime të marr timonin bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë. "Ne kemi znj.Tahiri në këtë funksion e cila me mjaft sukses po e drejton", ka deklaruar Kuçi me këtë rast.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus