Kryesore » 2013 » Nëntor » 30 » Kryeziu, Thaçit: Batutat janë për relaks, ti si kupton!
10:09 AM
Kryeziu, Thaçit: Batutat janë për relaks, ti si kupton!

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Eqrem Kryeziu, e ka porositur kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin, që të mos përzihet në profesionin e tij. Ai tha se batutat i përdorë për relaks, e jo për fyerje.

"Batutat i përdori për relaks dhe jo për fyerje siç po i marrin disa të tjerë. Kryeministri Thaçi nuk duhet të hyjë në profesionin tim”, tha Kryeziu në një emision në TV Prizren. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dje e ka sulmuar me batuta kandidatin e LDK-së për kryetar të Prizrenit, Eqrem Kryeziun. Ai në vend të pseodenimit "Eqë”, Kryeziun e ka quajtur "Zeqë”, transmeton prizrenpress.

Ndërkaq, Kryeziu tërthorazi ia ka kthyer batutën Thaçit, ndonëse nuk ia ka përmendur emrin. "Nuk dua t’ia kthej sonte edhe pse kam çka t’i them. Unë e di që shumë njerëz që kanë pozita në institucionet e Kosovës, kanë probleme me rrokje dhe gjuhën shipe, prandaj jam i lumtur që po hapen Universitetet nëpër qytetet e Kosovës. Është fatkeqësi e madhe mos me e njoft gjuhën tënde”, tha Kryeziu.

Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus