Kryesore » 2012 » Gusht » 8 » KRITIKON ASHPËR POLICINË E KOSOVËS
12:00 PM
KRITIKON ASHPËR POLICINË E KOSOVËS
Këshilli i Sigurimit me 21 gusht do të diskutoi për Kosovën. Siç bëhet e ditur në raportin tremujor të analizës së gjendjes në Kosovë Sekretari i përgjithshëm Ban Ki-Mun ka kritikuar ashpër policinë e Kosovës për një seri dështimesh në tre muajt e fundit, duke treguar mungesa të veprimit. Ban, shprehu shqetësim serioz lidhur me reagimin e Policisë së Kosovës gjatë serisë së incidenteve që pasuan festimet në Vidovdan.
Ban, gjithashtu paraqiti një kritikë serioze të bashkësisë ndërkombëtare, duke deklaruar se mungesa e konsensusit të gjerë në masë të madhe pengon arritjen e kompromiseve në mes të Beogradit dhe Prishtinës. Sipas mediave serbe, Ban në raportin e fundit paralajmëroi përsëri problemet serioze me të cilat përballen komunitetet pakicë në Kosovë, si dhe numri i vogël i serbëve të kthyer në Kosovë. Duke cituar të dhënat e UNHCR-së, Ban kujton se në tre muajt e fundit, janë kthyer në Kosovë, 131 persona. Prej tyre 45 serbë, pesë romë, 36 ashkali dhe egjiptianë, 27 goranë, 12 boshnjakë dhe pesë shqiptarë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus