Kryesore » 2012 » Gusht » 20 » Kriminelët “fluturojnë” nga burgjet!
6:51 PM
Kriminelët “fluturojnë” nga burgjet!
Nga qendrat e paraburgimit apo burgjet e Kosovës, sidomos nga Qendra Korrektuese për dënime të gjata në Dubravë dhe Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë, Pejë, Prizren e qendrat tjera të paraburgimit, kanë ikur dhe ende po ikin të burgosur të akuzuar për vepra të rënda penale, për krime lufte dhe gjenocid dhe krime tjera të rënda. Që nga pas lufta e deri më tash nga burgjet e vendit tonë kanë ikur rreth 80 të dënuar për krime të rënda, prej të cilëve 22 serbë të dënuar për vepra të rënda penale e krime lufte. Nga burgu në pjesën veriore të Mitrovicës e ai i Dubravës, kanë ikur dhe ikin të burgosurit edhe pse konsiderohen si burgje të ruajtura shumë mirë, me rojtarë profesionistë dhe të rrethuar edhe nga policia. Në vend se të arrestohen shumë të dyshimtë për vepra të rënda penale të ndryshme e për krime lufte edhe ata të akuzuar që janë arrestuar e dënuar kanë arritur dhe po arrijnë të arratisen nga burgjet e Kosovës…
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus