Kryesore » 2014 » Janar » 10 » Krasniqi: Lufta në Siri, luftë vëllavrasëse – prodhon mëkat
10:46 AM
Krasniqi: Lufta në Siri, luftë vëllavrasëse – prodhon mëkat

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në një postim në rrjetin social Facebook, ka folur për dhimbjet e mëdha të Kosovës, ndër të cilat cilëson edhe shkuarjen e shqiptarëve të Kosovës për të luftuar në luftën, siç e cilëson ai, "të pakuptimtë” të Sirisë."Shkuarja për të luftuar në luftën e pakuptimtë të Sirisë, e cila s’është gjë tjetër veçse një luftë vëllavrasëse mes fiseve të ndryshme dhe e cila veç mëkatit, mjerimit e fatkeqësisë së atyre njerëzve të mjerë nuk prodhon gjë tjetër të shenjtë si shehitë apo dëshmorë siç i themi shqip - ne. Krijuesi ynë (Zoti) është dhuruesi i jetës sonë. Ai s’e ka autorizuar asnjë, e më asnjë njeri në botën tonë, i dobët apo i fuqishëm qoftë, për t’ia marr tjetrit dhunshëm atë që ia ka dhuruar Ai (krijuesi). Mekanizmat e shtetit dhe Bashkësia Islame janë të obligueshëm që t’i njoftojnë qytetarët e vet për të vërtetën e asaj lufte, përkatësisht t’i edukojnë besimtarët e vet me vlerat e fesë islame. Ata nuk mund të hiqen sikur nuk po ndodhë asgjë rreth tyre”, ka shkruar Krasniqi.

Krasniqi ka folur edhe për dhimbjet tjera, që sipas tij po e dëmtojnë Kosovë. Një ndër to është edhe mos zhvillimi ekonomik i përcjellë me papunësi të madhe për shkak të politikave të paqarta e të dëmshme ekonomike, të udhëhequra fillimisht nga ndërkombëtaret e që sa vite edhe nga vendorët.

Krasniqi ka shkruar edhe për arsimin.

"Sot arsimi ynë është në ngërç të madh”, ka shkruar Krasniqi, duke theksuar se ky ngërç ka shkaktuar shkuarjen për të luftuar në Siri dhe mungesën e perspektivës në Kosovë.

Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus