Kryesore » 2014 » Janar » 9 » Krasniqi: Isa humbjen – vulë për pensionim
11:44 AM
Krasniqi: Isa humbjen – vulë për pensionim
Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas akuzave që i bëri ndaj liderit të LDK-së në emisionin e KTV-së, "Rubikon” dhe pas përgjigjes që mori nga Isa Mustafa në rrjetin social "Facebook”, e ka shfrytëzuar Twitter-in, që t’i kundërpërgjigjet edhe njëherë Mustafës.    "Pasi e humbi Prishtinën, Isa e humbi arsyen e po i ndërron edhe fjalët. Humbjen në zgjedhjet e ardhme do ta ketë vulë për pensionim”, ka shkruar Memli Krasniqi në rrjetin social "Twitter”.Në përgjigjen që Isa Mustafa i ka kthyer mbrëmë vonë Krasniqit, ai ka shkruar se nuk do t’ia shihte vetit për të madhe edhe nëse do t’i ndërronte fjalët sa u përket vendeve të rezervuara për komunitetet pakicë, siç ka theksuar ai "në mënyrë që ato mos t’i pranoj”.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus