Kryesore » 2012 » Prill » 11 » Krasniqi i kundërpërgjigjet Kastratit
5:54 PM
Krasniqi i kundërpërgjigjet Kastratit
Kryparlamentari Jakup Krasniqi, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit i është kundërpërgjigjur kryetarit të komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati lidhur me deklaratat se në rast nevoje qytetarët duhet të vetëmbrohen. Krasniqi pas mbledhjes së Kryesisë ka thënë se nuk janë qytetarët ata që duhet ta mbrojnë veten, por institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare e kanë atë përgjegjësi, duke kërkuar kështu angazhim më të madh nga institucionet gjegjëse për sigurinë.Kryesia nuk ka vendosur për seancë të jashtëzakonshme për situatën e krijuar në veri të vendit, që ishte kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje, mirëpo në rend dite për seancën e së enjtes ka vendosur të jetë Projektligji për bankat dhe institucionet mikrofinanciare, që është kontestuar nga opozita.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus