Kryesore » 2012 » Qershor » 5 » Krasniqi: AKI nuk gjeti asgjë kundër Kurtit
1:59 AM
Krasniqi: AKI nuk gjeti asgjë kundër Kurtit
Deputeti i Vetëvendosjes, Florin Krasniqi thotë se AKI duket se nuk ka gjetur asgjë të dyshimtë në dosjen për Albin Kurtin që është përgatitur nga deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu. "Ata thonë se nuk ka asnjë bazë për të dyshuar se Albini apo dikush tjetër nga Vetëvendosja është bashkëpunëtor i ndonjë shërbimi të huaj”, ka thënë Krasniqi në një intervistë për "Tribuna Shqiptare”.Ai thotë se deri tash ka arritur të mbledhë 23 nënshkrime për nismën e tij për të hapur një hetim parlamentar për shërbimet inteligjente, ndërsa thotë se edhe pesë deputetë kanë premtuar që të enjten do të m’i japin nënshkrimet.Krasniqi thotë se hezitimi i deputetëve të LDK-së për të përkrahur këtë nismë mund të shpjegohet "me faktin se sipas të gjitha gjasave edhe i ashtuquajturi shërbim sekret i LDK-së, Sigurimi i Atdheut, duket se ka qenë vetëm një filiale e SHIK-ut”.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus