Kryesore » 2012 » Prill » 18 » Kostunica në Mitrovicë, apelon të ‘ruhet Kosova’
0:05 AM
Kostunica në Mitrovicë, apelon të ‘ruhet Kosova’
Kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë, Vojislav Kostunica, ka mbajtur të martën një tubim zgjedhor në veri të Mitrovicës, ku ka thënë se në zgjedhjet e 6 majit, para qytetarëve të Serbisë janë dy rrugë, ndërsa ata duhet të ‘zgjedhin rrugën e politikës neutrale’.
 Ai ka thënë se rruga se BE nuk ka alternativë është e gabueshme, ndërsa e drejta sipas tij është se ekziston diçka mbi BE-në, e kjo është Serbia. "Dy rrugë janë, e ashtuquajtura evropiane, që nënkupton se çdo ditë, kush të dojë, mund të kryejë presione, e nënçmime nga Brukseli. Ndërsa e dyta nënkupton qe Serbia të jetë e lirë, shtet sovran siç ka qenë gjithnjë në histori”, ka thënë Kostunica, raporton REL.Ish-kryeministri serb ka thënë se "nuk ka Serbi pa Kosovën dhe se duhet bërë çdo gjë që serbët të ruajnë atë që u është lënë amanet nga të parët”.Ndërkaq, zyrtari i kësaj partie për Mitrovicën, Marko Jakshiq, ka thënë se po që se vjen në pushtet partia e tij, atëherë do të prishen marrëveshjet e nënshkruara nga Borko Stefanovic, Goran Bogdanovic dhe Ivica Dacic, duke aluduar në marrëveshjet e arritura me Prishtinën në bisedimet në Bruksel.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus