Kryesore » 2012 » Qershor » 14 » Kosovë, Thaçi shkarkon zëvendësministrin, Ramadan Gashi
6:45 PM
Kosovë, Thaçi shkarkon zëvendësministrin, Ramadan Gashi
Prishtinë – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të kompetencave kushtetuese dhe ligjore, shkarkoi sot Ramadan Gashin nga detyra e zv/ministrit të Drejtësisë.Në komunikatën e dhënë nga qeveria kosovare thuhet se Gashi shkarkohet nga detyra e tij për shkak të aktakuzës së ngritur kundër tij nga prokuroria e shtetit.Shtypi i sotëm kosovar shkruante se "ish-kryetari i Komunës së Skënderajt, Ramadan Gashi, që këto ditë me vendim të kryeministrit Hashim Thaçi është emëruar zëvendësministër i Drejtësisë, akuzohet nga Prokuroria e Qarkut e Mitrovicës për tri akte kriminale që kanë të bëjnë me shpërdorimin e detyrës zyrtare gjatë kohës që ishte kryetar komune” 
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus