Kryesore » 2012 » Gusht » 8 » Kosovë, ligji anti-mafie në Kuvend
11:50 AM
Kosovë, ligji anti-mafie në Kuvend
Ekzekutivi kosovar ka shqyrtuar projektligjin për konfiskimin e pasurisë së përfituar me vepër penale dhe i kërkoi Kuvendit të Kosovës miratimim në procedimin e mëtejshëm. Në mbledhjen e rregullt të qeverisë kosovare, ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi tha se "nga viti i kaluar është propozuar që nxirret ligji anti-mafia, ligj i cili është i 20-i që procedohet në Kuvend në kuadrin e përmbushjes së kritereve për përmbushjen e kritereve në BE”.Sipas ministrit Kuçi, shoqëria civile, e cila kishte dyshime lidhur me këto ligje pas ndërhyrjeve që janë bërë tashmë është e kënaqur 100%. Kuçi tha se, ky ligj është përgatitur nga Ministria e Drejtësisë, por në të janë përfshirë shumë aktorë. "Kemi hamonizuaur ligjin me dispozitat e kodit penal. Ka të bëjë me të gjithë qytetarët e Kosovës, të cilëve do t’u konfiskohet pasuria nëse merren me vepra penale, nëse janë në arrati ose nëse kanë vdekur”, theksoi ministri.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus