Kryesore » 2012 » Qershor » 2 » Kosovë, deri tani asnjë konfiskim i targave të vjetra
0:09 AM
Kosovë, deri tani asnjë konfiskim i targave të vjetra
Ndonëse ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Bajram Rexhepi, kishte deklaruar kohë më parë se prej 1 qershorit do të konfiskohen të gjitha automjetet që zihen me targa me simbole të qyteteve të Kosovës të lëshuara nga autoritetet e Serbisë, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.Mirëpo, Policia e Kosovës ende nuk ka informacione se si ka rrjedhur dita e parë lidhur me zbatimin e këtij vendimi të Qeverisë së Kosovës.Kosovapress ka kontaktuar Policinë e Kosovës në orët e pasdites për të mësuar më shumë lidhur me zbatimin e vendimit të Qeverisë për konfiskim të veturave që qarkullojnë me targa të vjetra dhe me targa të qyteteve të Kosovës.Për më shumë, Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës, i kontaktuar nga Kosovapress përmes telefonit në orët e pasdites, nuk ka dhënë informata më të detajuara rreth zbatimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës, por ka konfirmuar se Policia e Kosovës është e gatshme ta zbatojë një vendim të tillë.

"Policia e Kosovës ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të implementuar, njëherësh zbatuar vendimin e lëshuar nga Qeveria e Kosovës, vendim ky i cili ka arritur në Polici përmes Ministrisë së Punëve të Brendshme e që ka të bëjë me largimin e targave të vjetra të Serbisë me inicialet të kuvendeve komunale të Kosovës. Pra, Policia e Kosovës do ta zbatojë këtë vendim ashtu siç është paraparë në kohë dhe në momentin e paraparë për të filluar”, ka thënë Kelani.

Ndërkaq, siç kanë raportuar disa media serbe gjatë ditës së sotme, Policia e Kosovës sot nuk ka konfiskuar automjete me targa të vjetra dhe me targa të kuvendeve komunale, por se policia kur ka hasur në automjete që qarkullonin me targa në fjalë, ata vetëm i kanë këshilluar se tash e tutje nuk duhet të qarkullojnë me targa të tilla, pasi që mund t’u konfiskohen automjetet e tyre.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus