Kryesore » 2012 » Dhjetor » 19 » Kosovarët ende njerëzit më të varfër në rajon
3:17 PM
Kosovarët ende njerëzit më të varfër në rajon
Kosovarët vazhdojnë të jenë më të varfrit e rajonit ku të ardhurat për frymë është diku 37 apo 38% më i ulët sesa në Shqipëri që është e dyta.Në raportin e Bankës Botërore për ekonominë në Evropën Juglindore thuhet se rritja ekonomike në Kosovë pritet të jetë më e lartë në rajonin e Evropës Juglindore. Agim Demukaj, ekonomist në Bankën Botërore, tha se fatkeqësisht nuk ka ndërruar për të mirë ambienti ekonomik në botë dhe në Evropë, në mënyrë që Kosova të përfitojë më shumë. ”Bruto prodhimi vendor më i ulët për banor në rajon është diku 37 apo 38% më i ulët sesa në Shqipëri që është e dyta, pra kosovarët ende mbesin njerëzit më të varfër në rajon dhe në Evropë. Papunësia dhe varfëria mbeten, siç e patë edhe në prezantimet e deritanishme të kolegëve tanë, të larta edhe pse raportet e fundit të varfërisë që kanë rezultuar para disa dite nga Agjensioni Statistikor i Kosovës tregojnë një rënie të vogël, mirëpo ende nuk është e mjaftueshme”, është shprehur Demukaj.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus