Kryesore » 2012 » Dhjetor » 13 » Kosova s’pret lajme të mira nga BE as në pranverë
2:22 PM
Kosova s’pret lajme të mira nga BE as në pranverë
Kosova nuk pritët të marrë lajme të mira nga BE-ja as në pranverën e vitit të ardhshëm kanë thënë zyrtar të opozitës në emisionin Rubikon të KTV-së, ku është diskutuar për porositë e BE-së për Kosovën. Lutfi Haziri i LDK-së, ka thënë se reforma në administratën publike dhe sundimi i ligjit do të mbetën probleme që nuk do të mund të zgjidhen nga kjo qeveri. E Puhie Demaku e VV-së ka thënë se dialogu me Serbinë nuk është kusht për integrimin. Zv/ministri Petrit Selimi ka thënë se rruga e Kosovës drejt BE-së është e çimentuar. Konkluzionet e fundit të BE-së për Kosovën kanë nxitur debat të madh mes opozitës dhe Qeverisë. Kosova nuk pritët të marrë lajme të mira nga BE-ja as në pranverën e vitit të ardhshëm kanë thënë zyrtar të opozitës në emisionin Rubikon të KTV-së ku është diskutuar për porositë e BE-së për Kosovën.

Ndërsa Qeveria thotë se Kosova ka bërë progres të madh në rrugën e integrimeve.

Lutfi Haziri i LDK-së, ka thënë se reforma në administratën publike dhe sundimi i ligjit do të mbetën probleme që nuk do të mund të zgjidhen nga kjo qeveri.

Ndërsa ka shtuar se kjo parti nuk garanton më se do të bëjë kompromise të dhimbshme.

Edhe Donika Kadja-Bujupi ka thënë se opozita deri tash ka luajtur rol më se konstruktiv kur ka qenë në pyetje integrimi, ndërsa ka kërkuar angazhim më të madh të ekzekutivit.

E Puhie Demaku e VV-së ka thënë se dialogu me Serbinë nuk është kusht për integrimin ashtu siç po pretendon qeveria.

Ndërsa zv/ministri, Petrit Selimi, ka pohuar se rruga e Kosovës drejt BE-së është e çimentuar.

Ai nuk është pajtuar me opozitën, duke thënë se qeveria në afat rekord është duke i përmbushur kriteret e kërkuara.

Selimi ka thënë se në mars të vitit të ardhshëm Kosova mund të nisë hapjen e negociatave për nënshkrimin e MSA-së.

Ai ka thënë se opozita ka qene skeptike edhe për sa i përket njohjeve, që sipas tij, në këtë vit ka pas numër rekord të njohjeve.

Selimi ka thënë se Kosovën e kanë njohur 97 vende, ndërsa janë të pa konfirmuara njohja nga Uganda dhe Nigeria.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus