Kryesore » 2012 » Prill » 15 » Kosova po përgatitet për festën kombëtare
4:27 PM
Kosova po përgatitet për festën kombëtare
Pesë mijë euro ka ndarë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për krijimin e tri këngëve më të mira për flamurin shqiptar, ku kënga më e mirë do të këndohet më 28 Nëntor, pikërisht në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
"Në shenjë të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe ngritjes së flamurit në Vlorë, RTK në bashkëpunim me MKRS-në ka shpallur kopnkursin "Kënga më e bukur për flamur”, ka thënë Ilir Shaqiri, në emër të RTK-së.Sipas Shaqirit, konkursi do të jetë i hapur deri më 20 maj, ku më pas do të caktohet edhe një komision vlerësues për përzgjedhjen e tri këngëve më të mira.

Sipas tij, RTK ka caktuar disa kritere që duhet t’i përmbushin të interesuarit dhe një ndër kriteret është edhe ajo që këngët duhet të jenë origjinale.

Ndërkohë, këngët fituese do të kenë edhe shpërblimin monetar, ku për vendin e parë do të ndahen 3 mijë euro, 2 mijë për të dytin dhe 1 mijë për të tretin.

Kurse për prezantimin e këngës fituese në manifestimin qëndror të 100- vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Shaqiri ka thënë se kjo këngë mund të jetë pjesë e këtij manifestimi, por mbetet edhe vendim i ministrive të kulturës, asaj të Kosovës dhe të Shqipërisë, të cilat hartojnë programin kryesor për këtë ngjarje të madhe të kombit shqiptar.

"RTK dhe MKRS iu ka mundësuar atistëve të artit muzikor, të shpalosin krijimet e veta, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë dhe ky konkurs është përkrahur nga shumë artistë, gjithandej hapësirës shqiptare. Disa nga këta artistë kanë paralajmëruar pjesëmarrjen në këtë ngjarje kulturore dhe janë duke punuar në krijimet e tyre”, ka thënë Shaqiri.

Ndërkohë, ashtu sikur edhe ka paralëjmëruar më hërët Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve e Republikës së Kosovës, tashmë i ka dërguar Ministrisë së Turzimit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Republikës së Shqipërisë listën me propozime për aktivitetet që mund t’i organizojë shteti i Kosovës me rastin e shënimit të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Një iniciativë e tillë ka ardhur si rezultat i një takimi më të hershëm të dy ministrave të kulturës nga shtetet përkatëse, të cilët janë pajtuar që të dy shtetet të dalin me propizime.

Është bërë e ditur se MKRS ka propozuar 12 aktivitete kulturore. Shënimi i 134-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit i prin kësaj liste, për të vazhduar më pas edhe me përurimin e punimeve në restaurimin e Shtëpisë së Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës në Shkodër dhe Kullës së Sali Manit në Bujan, ceremonia e rivarrimit të eshtrave të Heroit të Kombit, Isa Boletini dhe bashkëluftëtarëve të tij, shënimi i 100-vjetorit të mbajtjes së Kuvendit të Junikut, festivali mbarëkombëtar i dramës, festivali i muzikës folklorike shqiptare, festivali i filmit shqip të prodhuar në Kosovë dhe Shqipëri, koncert i përbashkët i ansambleve shtetërore të këngëve dhe të valleve, koncert i përbashkët i të dy filarmonive me vepra të kompozitorëve shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria, ekspozitë retrospektive e pikëtorëve të shquar të Kosovës në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë, ekspozitë retrospektive e pikëtorëve të shquar të Shqipërisë në Galerinë Kombëtare të Arteve në Prishtinë dhe aktiviteti i fundit Edicioni i dytë i festivalit "Etno-Fest”, festival që ka të bëjë me traditën shqiptare.

Ndërkohë, për shënimin e kësaj feste para pak javësh ka dalë me konferencë edhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës dhe Instituti i Historisë, të cilët kanë prezantuar programin e tyre të përbashkët, nëpërmjet të cilit do të shënojnë 100-vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus