Kryesore » 2012 » Maj » 20 » Kosova me siguri të brishtë
12:11 PM
Kosova me siguri të brishtë
Deputetë të Kuvendit të Kosovës, por edhe raporte ndërkombëtare, e shohin të brishtë sigurinë në Kosovë. Përpos cenimit të objekteve me rëndësi shtetërore, të tjerë faktorë që kanë përmendur se ndikojnë në të tillë situatë janë edhe gjendja në veriun e banuar me serbë, poroziteti i kufijve dhe shndërrimi i Kosovës në një vend transit të kontrabandës dhe trafikimit.Gazeta Koha Ditore ka raportuar të shtunën se si një person i armatosur dhe një tjetër që pa vërejtur ka kaluar rrethojat e aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës "Adem Jashari” kanë mundur të mërkurën të hynin në aeroplanin e "Turkish Airlines”, që për destinacion kishte Stambollin. I treti, që mëtonte të depërtonte me një thikë, nuk i kishte shpëtuar sigurimit. Sikur dy të parët të mos ishin persona që kanë pasur për qëllim të testonin sigurinë në Aeroport, ata do të mund të kryenin çfarëdo misioni brenda aeroplanit të mbushur me udhëtarë. Teknikat e tyre për të futur armatimin në aeroplan kishin funksionuar.

Fatmir Xhelili ka thënë të jetë befasuar kur ka lexuar një lajm të tillë. Kjo për shkak se e vlerësonte shkallën e sigurisë në Aeroport.

"Nëse e keni fjalën për disa objekte të rëndësisë së veçantë, ndër ta edhe Aeroporti, deri tash ka qenë një siguri që është çmuar edhe nga faktori ndërkombëtar, edhe prej faktorëve të tjerë, me vetë faktin që asnjë prej qytetarëve tanë që ka kaluar nëpër Aeroport nuk ka kaluar me dokumente false, nuk është lajmëruar atje me ndonjë vizë false, nuk kanë kërkuar azil në ndonjë shtet të Evropës, dhe Aeroporti ynë ka qenë shumë i çmueshëm, pikërisht për shkak të komponentit të sigurisë”, ka thënë Xhelili, i cili ka qenë zëvendësministër i Punëve të Brendshme në mandatin e shkuar./Koha/
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus