Kryesore » 2012 » Shtator » 6 » Kosova me kod telefonik kombëtar +355
2:51 PM
Kosova me kod telefonik kombëtar +355
Deputetët e Kuvendit të Kosovës, me shumicë votash (47 për, 9 kundër dhe 2 abstenim) të enjten miratuan Rezolutën e paraqitur nga, deputeti i Lëvizjes për Bashkim, Agim Kuleta. Sipas Rezolutës së miratuar, Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të marrë vendim për zëvendësimin e kodeve telefonike aktuale, që i shfrytëzon Kosova (+377, +381 dhe +386) me kodin telefonik të Republikës së Shqipërisë +355.
Me këtë hap Kosova dhe qytetarët e saj do të përfitojnë shumë si në aspektin politik, ekonomik, po ashtu edhe në aspektin e sigurisë.Deputeti Kuleta ka thënë gjatë prezantimit të rezolutës në Kuvend se kjo është në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. "Duke qenë se lëvizjet e shumta të qytetarëve të Republikës së Kosovës në Republikën e Shqipërisë dhe anasjelltas kanë bërë që intensiteti i komunikimit midis tyre përmes rrjetit telefonik të rritet, ndërkohë që kostoja e këtij komunikimi, për shkak të kodeve të ndryshme, është shumë e lartë”, theksohet ndër të tjera në rezolutë.
Po ashtu theksohet se Qeveria e Republikës së Kosovës, duhet të marrë vendim për zëvendësimin e kodeve telefonike aktuale që i shfrytëzon Kosova (+377, +381 dhe +386) me kodin telefonik të Republikës së Shqipërisë +355.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus