Kryesore » 2012 » Maj » 30 » Kosova e BE-ja sot hapin dialogun për sundimin e ligjit
1:51 PM
Kosova e BE-ja sot hapin dialogun për sundimin e ligjit
Ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe Komisionit Evropian sot në Bruksel do të fillojë "Dialogu i strukturuar për sundim të ligjit në Kosovë". Siç pritet çështje kryesore do të jenë gjyqësori, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Delegacioni i Kosovës i drejtuar nga zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, do të debatojë me Komisionarin për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Shtefan Fyle, komisionaren për Punë të Brendshme, Sesilia Malmstrom dhe përfaqësues të tjerët të Komisionit Evropian edhe për transformimin e misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit.Fillimi i këtij dialogu qe paralajmëruar që më 27 mars të këtij viti nga komisionari Fule, i cili atëbotë u dorëzoi autoriteteve të Prishtinës, dokumentin për fillimin e studimit të fizibilitetit për përfshirjen në marrëveshjen e stabilizim asocimit me Bashkimin Evropian
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus