Kryesore » 2012 » Prill » 12 » Korrupsioni po kërcënon shoqërinë
2:58 PM
Korrupsioni po kërcënon shoqërinë
Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga në takimin e dytë të Këshillit kombëtar kundër korrupsionit deklaroi se korrupsioni është një e keqe që po kërcënon shoqërinë kosovare, integritetin institucional të shtetit dhe rrugën drejt prosperitetit. Presidentja vlerësoi se fenomeni i korrupsionit dëmton stabilitetin ekonomik dhe krijon klimë jo të sigurt dhe të pavolitshme për investimet e huaja."Nëse nuk jemi efikas dhe plotësisht të suksesshëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, atëherë ne po rrezikojmë të shndërrohemi në një shoqëri në të cilën fëmijët tanë do të rriten në një ambient, ku formë për arritje të suksesit do ta konsideronin miton dhe korruptimin. Ne duhet të parandalojmë që dukuria e korrupsionit të bëhet kulturë e punës së institucioneve shtetërore dhe, edhe më keq, kulturë e jetës së përditshme të shoqërisë sonë”, tha Jahjaga.Ndërkaq, zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Drejtësisë Hajredin Kuçi, ka premtuar angazhimin e ekzekutivit në fuqizimin e ligjeve të miratuara anti-korrupsion, dhe përshpejtimin e miratimit të ligjeve të tjera kundër korrupsionit. 

"Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Drejtësisë, janë gjithnjë të përkushtuar për përmirësimin deri në për përsosshmëri të legjislacionit, në veçanti që është i dedikuar për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, deklaroi Kuçi.

Zëvendëskryeministri Kuçi bëri të ditur se në drejtim të luftës kundër korrupsionit, me Kodin e ri Penal, i cili pritet të miratohet së shpejti, do të sjellë shumë risi në sistemin e drejtësisë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus