Kryesore » 2012 » Mars » 30 » ‘Korrupsioni po bënë kërdi në Kosovë’
2:05 PM
‘Korrupsioni po bënë kërdi në Kosovë’
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Christopher Dell ka shfrytëzuar ceremoninë e diplomimit të kandidatëve të suksesshëm të Institutit Gjyqësor të Kosovës për gjyqëtarë dhe prokurorë për të mbajtur një fjalim 20 minutësh dhe kogja të ashpër për çështjen e korrupsionit në vend. Ai qysh në fillim të fjalimi të tij tha se kësaj radhe ka vendosur të flas seriozisht për këtë çështje. Dell ka akuzuar spektrin politik në vend se nuk po bëjnë asgjë për ta luftuar këtë dukuri, madje sipas tij disa nga ata edhe po e fshehin korrupsionin për të thënë edhe janë vetë pjesëmarrës në këtë çështje duke punësuar familjarët e tyre dhe duk dhënë tenderë për interesa personale.‘Qëndrimi ndaj korrupsionit duhet të ndryshoj. Nuk mund të qëndrojë botëkuptimi se ‘Është korrupsion vetëm kur e bënë dikush tjetër’. Të gjithë anëtarët e partive politike bëjnë me gisht nga njëri tjetri duke thënë se ata janë të korruptuarit. Por, disa prej tyre që bëjnë me gisht janë po aq të gatshëm të mbushin kutitë e votimit, t’ua gjejnë anëtarëve të familjeve të tyre ndonjë vend të mirë pune në Qeveri dhe t’ua mundësojnë miqve të tyre marrjen e kontratave të leverdishme afariste kur kjo gjë është në interesin e tyre. Më lejoni të jem i qartë nuk po përjashtoj asnjë parti nga ky pohim”, ka thënë Dell. 
 Sipas tij asnjë investitor i huaj nuk do të dëshironte që të investojë në një vend që sipas tij korrupsioni po bënë kërdi.‘Në të vërtet nganjëherë dijenia për veprimtaritë korruptive mbahet me qëllim e fshehtë në mënyrë që kushdo që ta ketë informatë mund ta përdorë si ‘policë sigurimi’, një praktikë po aq e neveritshme”, është shprehur mes tjerash Dell.Ai nuk la pa akuzuar edhe mediat duket thënë se shpesh ka praktika kur gazetarët marrin para për të shkruar një artikull të caktuar.
‘Te gjithë kemi dëgjuar për raste kur gazetarët janë paguar për të botuar artikuj të cilët promovojnë ose sulmojnë individë apo institucione në ndjekje të agjendave të tyre private. Për më tepër gazetat dhe mediat tjera shpesh janë pronë e individëve që kanë interesa të fuqishme politike personale dhe përdorin mjetet e tyre të shtypit për ta shpërndarë çfarëdo ngjarje sensacionale që do të çojë përpara kauzën e tyre dhe jot ë vërtetën. Përveç kësaj dëgjojmë shpesh që ndërmarrjet mediatike në Kosovë kanë shmangur pagesën e tatimeve”, ka thënë
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus