Kryesore » 2012 » Qershor » 18 » Kontrabandimi i barnave s'ka te ndalur
3:40 PM
Kontrabandimi i barnave s'ka te ndalur
Dogana e Kosovës ka parandaluar një tentim të kontradandimit të mallrave, respektivisht të barnave, bëhet e ditur përmes një njoftimi për medie.Oficeret doganorë gjatë patrullimeve rutinore kanë dyshuar se një veturë e parkuar në një restorant në rajonin e Mitrovicës mund të ketë mallra të kontrabanduara. Në bashkëpunim edhe me Policinë e Kosovës është bërë kontrollimi i veturës nga jashtë, ku janë parë indikacione se vetura ka mallra në brendi të saj. Meqë pronari i veturës nuk u gjet, ajo u tërhoq dhe u vendos në terminalin doganor të Mitrovicës.Pas kontrollit të veturës në të u gjetën 6890 paketime x 30 tableta (lloji: Aspirin). Vlera e mallit ende nuk është përcaktuar, por ai dhe automjeti janë konfiskuar. Rasti i është dorëzuar komisionit për kundërvajtje doganore për procedure te mëtejme
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus