Kryesore » 2012 » Gusht » 29 » Kontrabanda në veri, e bën naftën më lirë në Evropë
10:33 AM
Kontrabanda në veri, e bën naftën më lirë në Evropë
Në Kosovë këto ditë mund të blihet benzina e nafta më e lirë në Evropë. Kontrabanda me derivate nafte vazhdon të lulëzojë në veriun e vendit dhe kjo përmes Zubin- Potokut dhe fshatit Çabër. Në këtë fshat vetëm gjatë një kilometri rrugë janë hapur 7 pika karburanti, të cilat ofrojnë naftë dhe benzinë me vetëm 84 centë për një litër, e që është shumë më lirë se në gjithë vendin. Kësaj kontrabande janë duke i prirë një numër kompanish të jugut të Mitrovicës, të cilat merren me transportimin e udhëtarëve, thotë shitësi i naftës. Pasi që ekipi i KTV-së u furnizua erdhi momenti i pagesës, ku serbët pos dinarit për pagesë marrin edhe euro.... 
Në këto pika, është parë edhe një autobus i linjës Çabër – Mitrovicë. Këtë gjendje e shohin si shumë shqetësuese ata të cilët merren me shitjen e derivateve edhe në pjesën tjetër të Kosovës. Fadil Berjani thotë se luajtja me çmimin po bëhet për të vetmen arsye, shpëlarjen e parasë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus