Kryesore » 2012 » Qershor » 25 » Kontaminohet uji, ngordhin peshqit në lumin Drenica
1:54 PM
Kontaminohet uji, ngordhin peshqit në lumin Drenica
Një numër i konsiderueshëm i peshqve kanë ngordhur në lumin Drenica, i cili kalon në rajonin e Gllogocit e vazhdon nëpër fshatrat e Fushë-Kosovës, ku bashkohet me lumin Sitnica, shkruan sot "Koha Ditore”. Banorët e fshatit Vragoli thonë se asnjëherë më parë nuk ka pasur ngordhje të peshqve në këtë masë. Zyrtarët shtetërorë gjatë ditës së diel i kanë përfunduar analizat e ujit të lumit, por edhe të puseve të Ujësjellësit prej nga banorët e kësaj ane furnizohen me ujë të pijshëm.Drejtori i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, Sylë Tahirsylaj, i cili ishte pjesë e ekipit, ka bërë të ditur se janë kryer edhe analizat e ujit të lumit Drenica, të dielën pasdite.
Ai ka thënë se rezultatet e analizave tregojnë se uji i lumit është i helmuar në parametra të vegjël."Uji i pijshëm ka dalë se i përmbush të gjitha standardet dhe mund të përdoret. Nuk përbën ndonjë alarm”, ka thënë Tahirsylaj, duke shtuar se megjithatë uji i lumit është i kontaminuar.

E deri tek helmimi i ujit të lumit, Tahirsylaj ka thënë se ka ardhur nga bartja e xeheroreve me të cilat bujqit i kanë stërpikur arat.

"Pas reshjeve të shiut të gjitha ato pesticide që përdoren në bujqësi janë bartur në ujin e lumit, prandaj ka ndodhur kjo situatë. Ngordhja e peshqve ka ndodhur si pasojë e mungesës së oksigjenit”, ka thënë ai.



Lumi Drenica në fund të fshatit Vragoli bashkohet me lumin tjetër Sitnica. Ngordhja e peshqve ka ndodhur vetëm në lumin Drenica, kurse në lumin Sitnica nuk janë vërejtur peshq të ngordhur.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus