Kryesore » 2012 » Qershor » 4 » Konjufca: Dino më kërkoi para
1:18 PM
Konjufca: Dino më kërkoi para
Biznesmeni Remzi Ejupi i ka trimëruar edhe afaristët tjerë që t’i denoncojnë zyrtarët kosovarë, të cilët u kanë kërkuar para në këmbim të zhbllokimit të ndërmarrjeve të privatizuara.Ejupi ditë më parë ka akuzuar publikisht kreun e Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit(AKP), Dino Asajn, se i ka kërkuar 4 milionë euro korrupsion si kusht të vetëm për zhbllokimin e procesit të hotelit "Grand” në Prishtinë, ku Ejupi është njëri nga aksionarët.Edhe biznesmeni Abdurraman Konjufca nga Lipjani thotë se Dino Asanaj atij i kërkoi para për t’ia lënë edhe më tutje në shfrytëzim objektin e fermës së pulave në Lipjan, të cilën Konjufca e ka komercializuar për rreth një dekadë. Ai tashmë rastin e ka paraqitur në EULEX dhe në njësitin e krimeve ekonomike në Polici.
Ai thotë se sikur t’i kishte dhënë para Asanajt, ai edhe më tutje do ta kishte në shfrytëzim objektin në të cilin pretendon se ka investuar miliona euro/Zeri/
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus