Kryesore » 2012 » Shkurt » 7 » Kompromisi, përmendet 1244 e mendimi i GJND
10:56 AM
Kompromisi, përmendet 1244 e mendimi i GJND
Burimet diplomatike të BE-së i kanë thënë "Kohës Ditore” se ideja të cilën e ka përmendur Grupi Ndërkombëtar i Krizave, që Kosova të përmendet me fusnotë dhe ajo të sqarohet me Rezolutën 1244, por edhe me përmendjen e mendimit të GJND-së në fakt është ide që kohë më parë ka qarkulluar dhe vazhdon të qarkullojë në BE. Ajo duket të jetë e pranueshme për Beogradin si kompromis, prandaj tash pritet presion ndaj Kosovës që edhe ajo ta pranojë."Nuk jemi shumë optimistë sepse Beogradi tepër shpesh ka bërë të qartë se nuk pranon heqjen e referencës së Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe tash nuk mund të presim që pas të gjitha këtyre deklarimeve ata të heqin dorë. Prandaj, duhet të punojmë në një zgjidhje e cila do t’i merrte parasysh qëndrimet e Beogradit por në të njëjtën kohë të adresojmë edhe disa nga shqetësimet e Kosovës", tha për "Kohën Ditore” një diplomat i BE-së.Ai ka përmendur si një ndër zgjidhjet, sipas tij konstruktive, "propozimin që Kosova të përmendet me fusnotë shpjegimi i së cilës do t’i referohej Rezolutës 1244, por do të përmendte edhe mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë".
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus