Kryesore » 2012 » Qershor » 24 » Kompanitë e Lidhura me Drejtuesit e SHIK-ut
6:22 PM
Kompanitë e Lidhura me Drejtuesit e SHIK-ut
Dy kompani private që u kanë dhënë rroga Ferat Shalës e Fadil Demakut, dy ish-zyrtarëve të lartë në hierarkinë e Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), kanë përfituar rreth 1 milionë euro kontrata nga prokurimet publike të Komunës së Drenasit, ka zbuluar Gazeta Jeta në Kosovë.Javën e kaluar, gjatë një dëshmie në Gjykatën e Qarkut të Prishtinës në rastin e njohur si "Bllaca 2”, ish-shefi i SHIK-ut Kadri Veseli ia dorëzoi kolegjit një dokument me hierarkinë që kishte kjo organizatë. Në të figuronte se Ferat Shala udhëhiqte drejtorinë e kundër-zbulimit ndërsa Fadil Demaku atë të kundër-terrorizmit.Demaku, pas mbylljes zyrtare të kësaj organizate, ishte angazhuar si zyrtar në kompaninë private "Ada Consulting Group”, që ka dalë fitues në tenderët e Komunës së Drenasit. Kjo komunë udhëhiqet nga vëllai i tij Nexhat Demaku që prej dhjetorit 2007, siç thuhet në deklaratën e tij zyrtare të pasurisë.Me këtë institucion ka lidhur kontrata publike edhe kompania "Trasing Group”, e cila e ka ish-drejtorin e Drejtorisë Kundër-Zbulim të SHIK-ut Ferat Shalën të punësuar si Këshilltar Profesional.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus