Kryesore » 2012 » Dhjetor » 14 » Koalicioni “shtyhet” për javën tjetër
12:36 PM
Koalicioni “shtyhet” për javën tjetër
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pritet të nisë të hënën bisedimet me PDK-në për bashkëqeverisje. Edhe PDK-ja nuk e mohon e bisedimeve me Aleancën, por mohojnë se deri në këtë moment kanë biseduar për koalicionin e mundshëm, ndërsa theksojnë se një gjë e tillë mund të ndodhë në ditët në vijim.Në një prononcim për Zërin zëvendëskryeministri dhe nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi nuk e ka përjashtuar mundësinë e bisedimeve."Unë nuk kam informata se ka takime për këtë qëllim këto ditë. Kryeministri edhe si kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës mund të zhvillojë takime të tilla”, ka thënë Kuçi.Ndërkaq analistët politik besojnë se fakti që ende nuk ka asgjë konkrete në raport me bashkëqeverisjen PDK-AAK, është tregues se krerët e këtyre partive nuk po arrijnë të bien në ujdi për ndarjen e pozitave.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus