Kryesore » 2012 » Shkurt » 21 » Klinton siguron: Mbështetje pa rezervë Kosovës
9:09 PM
Klinton siguron: Mbështetje pa rezervë Kosovës
Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, ka rikonfirmuar edhe njëherë se Republika e Kosovës do të ketë mbështetje të parezervë nga Shtetet e Bashkuara, në implementimin e agjendës evro-atlantike.Këto komente ajo i bëri gjatë bisedës së sotme telefonike me kryeministrin Hashim Thaçi, ka njoftuar kryeministria e Kosovës.Zoti Thaçi ka kërkuar mbështetje, në mënyrë që Kosovës "t’i hapen dyert drejt anëtarësimit të plotë në NATO dhe Bashkimin Evropian”.
Zonja Klinton i ka rikujtuar kryeministrit Thaçi dhe gjithë popullit të Kosovës, se SHBA-të asnjëherë nuk do t’i sugjeronte qeverisë së Kosovës të ndërmarrë veprime, të cilat do t’i dëmtonin interesat e shtetit të Kosovës dhe të qytetarëve të saj, në rrugën e integrimit të Republikës së Kosovës në institucionet evro-atlantike, thuhet në deklaratën e kryeministrisë.Po ashtu, sekretarja Klinton e uroi zotin Thaçi me rastin e katërvjetorit të Republikës së Kosovës dhe e përgëzoi për të arriturat gjatë këtyre viteve
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus