Kryesore » 2012 » Nëntor » 20 » Kërkohet veprim kundër “Civilna Zastita”
10:07 AM
Kërkohet veprim kundër “Civilna Zastita”
Ushtrimet e djeshme të "Civilna Zastita” në Mitrovicën e veriut, kanë provokuar rëndë ndjenjat e shqiptarëve, ndërsa kanë vënë në sprovë mosgatishmërinë e institucioneve ndërkombëtare dhe vendore të sigurisë, KFOR-it, EULEX-it dhe Policisë së Kosovës. Banorët shqiptarë të veriut janë shqetësuar për manovrimin e këtyre strukturave të uniformuara serbe, për të cilat thonë se janë të MUP-it serb.Njohës të fushës së sigurisë në vend konsiderojnë se Qeveria e Kosovës me aksionin e vitit të kaluar në veri e ka humbur kartën për të intervenuar atje. Numri dy i qeverisë, Hajredin Kuçi, ka thënë se veprimi i djeshëm ka sfiduar forcat e sigurisë në vend. "Unë e them me bindje të plotë se është dashur të parandalohen veprimet e tilla nga KFOR-i dhe EULEX-i dhe Policia e Kosovës”, ka thënë Kuçi, duke e quajtur veprim ilegal dhe të papranueshëm.
"Është një veprim ilegal, një veprim që ka sfiduar forcat sigurisë, po e them edhe ato të EULEX-it, KFOR-it dhe Policinë e Kosovës. Veprimet e tilla nuk duhet të duken në rrugët e Kosovës, ne nuk e kemi logjikën e përdorimit e dhunës, por nëse dikush e dërgon mesazhin po e quaj kështu, të forcës, me siguri që do t’u përgjigjet me forcën e ligjit edhe Qeveria e Kosovës”, ka thënë Kuçi.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus