Kryesore » 2012 » Qershor » 25 » Kërkohet "më së paku 20 vjet" burg për Haradinajn
6:47 PM
Kërkohet "më së paku 20 vjet" burg për Haradinajn
Prokurorët e Gjykatës Ndërkombëtar të Hagës kanë kërkuar që Ramush Haradinaj, ish kryeministër i Kosovës, të dënohet të paktën me 20 vjet burgim, nën dyshimet për krime luftem, akuzë kjo për të cilën më parë Haradinaj nga e njëjta gjykatë ishte shpallur i pafajshëm.Të njejtin dënim, prokurorët kanë kërkuar edhe për dy bashkëluftëtarët e zotit Haradinaj, Idriz Balajn dhe Lah Brahimajn."Dënimi më i vogël që duhet shqiptuar është 20 vjet burgim”, ka thënë prokurori Pol Roxhers.Fillimi i kësaj seance ka nisur me paraqitjen e pretendimeve të dëshmive nga prokuroria, ku këto dëshmi janë përcjellë me një sërë kalimesh në seancë private.Prokurori në fillim të dëshmisë së tij ka folur për lidhshmërinë e tre të akuzuarve dhe bashkëpunimin që ata e kanë pasur për, siç tha prokurori, "krime në zonën e Dukagjinit”. Prokuroi i këtij rasti tha se ”Ramush Haradinaj në saje të pozitës së tij me autoritet që erdhi si rezultat i një respekti që ai e fitoi, pra si një hero, si komandant dhe përmes gjirit të tij familjar, ai pati mundësi t`i influenconte në sjelljen e të tjerëve dhe në veçanti dajës së tij, Lahi Brahimaj dhe Idriz balaj, sikurse edhe ushtarëve të tjerë që i kishte nën komandë”.
Ai se "miratimi dhe mbështetja e tij e eliminimit të pozitës përmes mjeteve ilegale e shoqëruar me pozitën e tij me autoritet dhe i respektuar, shërbyen si nxitje për autorët e krimeve në Jabllacinë.”Prokurori po ashtu tha për Haradinajn se "mos përdorimi i autoritetit të tij për të ndaluar keqtrajtimet, veçanërisht pasi ai mori në dorë komandën e këtij objekti në qershor 98 shoqëruan me vazhdimin nga ana e tij të shtypjes së opozitës, duke ndaluar aktivitetin politik të çdo partie, apo shoqate me natyrë politike, duke urdhëruar policinë ushtarake të zhdukte bashkëpunëtorët, tregojnë mbështetjen e tij të vazhdueshme për synimet shtypëse të UÇK-së.”

Kurse për të akuzuarin tjetër, Lahi Brahimaj, tha se "ishte qendror në aksionin e ndërmarrë për përdorimin, keqtrajtimin, vrasjen e ndodhura në burgun e Jabllanicës.” Sipas prokurorit, "Brahimaj në mbështetje të familjes së tij dhe në përfshirjen e tij drejtpërdrejt në krime lufte nuk lë asnjë dyshim në aktakuzën e ngritur ndaj tij.”

Ndërsa për Idriz Balaj, tha se prania e tij në burgun e Jabllanicës, autorësia e tij e drejtpërdrejt e krimeve, dëshira e tij e dukshme për dhunë, të gjitha këto tregojnë për veprimet e tij të paligjshme për shtypjen e opozitës në gjithë territorin e Jabllanicës.Sipas prokurorit, bashkëpunimi i këtyre të treve në zhdukjen e spiunëve dhe të atyre që mendonin ndryshe është e dukshme.

Seancat përmbyllëse të procesit gjyqësor kundër ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj mbahen sot dhe nesër.Haradinaj është kthyer në Gjykatën Ndërkombëtar për krime lufte në ish Jugosllavi, pas më shumë se një muaj qëndrimi në shtëpi, pas vendimit të Gjykatës për lirim të përkohshëm ndaj tij.Ramush Haradinaj është shpallur i pafajshëm në prill të vitit 2008, por Tribunali vendosi për një rigjykim të pjesshëm, i cili filloi në korrik të vitit 2010.Haradinaj, Balaj dhe Brahimaj akuzohen për "vrasje, torturë dhe trajtim mizor, si krime që bien ndesh me ligjet dhe zakonet e luftës”
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus