Kryesore » 2012 » Qershor » 4 » Kërkohet largimi i barrikadës mbi lumin Ibër
1:45 PM
Kërkohet largimi i barrikadës mbi lumin Ibër
Drejtuesit e Komunës së Mitrovicës, kërkuan sot nga KFOR-i që të vazhdohet me largimin e barrikadave të tjera në veri të Kosovës.Në takimin e Komitetit për Siguri, nënkryetari Riza Haziri, kërkoi nga KFOR-i heqjen edhe të barrikadës mbi lumin Ibër, sepse, sipas tij, ajo ka krijuar një imazh që po ushqen ekstremistët serbë, të cilët duan që situata të jetë sa më kaotike. Ai tha se ato janë të papranueshme andaj strukturat e sigurisë nuk duhet të hezitojnë që t''i largojnë ato dhe të krijojnë kushte për liri të lëvizjes.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus