Kryesore » 2012 » Shkurt » 22 » Kërkohet heqja e imunitetit të Salustros
1:38 PM
Kërkohet heqja e imunitetit të Salustros
Mbrojtja e deputetit Fatmir Limaj, i akuzuar në rastin "Kleçka”, i është adresuar me një kërkesë për heqje të imunitetit të prokurorit Maurizio Salustro, shefit të EULEX-it, Xavier Bo De Marnach. Duke mos komentuar shume, EULEX-i, ka konfirmuar se ka pranuar letrën, por të njejtës ende nuk i është dhënë përgjigjie.Vendimi i Kryeprokurores së EULEX-it nuk i ka kënaqur pritjet e mbrojtjes së deputetit Fatmir Limajt, i akuzuar në rastin "Kleçka”. Kërkesën e tyre me argumente shtesë e kanë adresuar tashmë te shefi i EULEX-it, Xavier Bo De Marnach.Letra adresuar drejtuesve të lartë të EULEX-it, që mban firmën e avokatit Karim Khan sqaron pozicionin e mbrojtjes se prokurori i EULEX-it nuk ka imunitet para Gjykatës së EULEX-it.Referuar nenit 7 të ligjit për imunitet të misioneve ndërkombëtare, sipas mbrojtjes është e është e qartë se një imunitet i tillë, i atribuohet EULEX-it si entitet më shumë se sa individ dhe EULEX-i mund t’ia heq këtë imunitet nëse aplikohet."Marrë parasysh mandatin e komponentës së drejtësisë së EULEX-it që ka të bëjë me forcimin e sundimit të ligjit, dhe të sigurohet se gjyqtarët dhe prokurorët sillen në mënyrë të njejtë në pajtim me standardet për sundim të ligjit të BE-së, unë zyrtarisht kërkoj që ju të hiqni çdo imunitet që mund të ekzistojë në raport me Salustron deri në atë shkallë sa ai të lejohet që të përgjigjet në pyetjen e thejshtë, nëse akuzat e drejtuara kundër tij nga dëshmitari kryesor i prokurorisë janë të vërteta apo false”, thuhet ndër të tjera në letrën e mbrojtjes së Limajt.Derisa e kanë cilësuar këkresën modeste, mbrojtja ka sqaruar për shefin e EULEX-it se nuk është e domosdoshme që Salustro të dëshmojë në gjykatë. "Çdo përgjigjie me shkrim në këtë fazë do të ishte e mjaftueshme për mbrojtjen”, thuhet në letrën e avokatëve.

Pranimin e një kërkese të tillë e kanë konfirmuar edhe zyra për informim e EULEX-it.

Në një përgjigjie të shkurtër përmes postës elektronike duke mos komentuar shumë për këkresën, EULEX-i thotë se ka pranuar një letër nga avokatët e Limajt, por ende nuk i ka kthyer përgjigje.

Ende nuk dihet nëse përgjigjia eventuale e shefit të EULEX-it në këkresën e mbrojtjes mund të interferojë procesin gjyqësor të paraparë të vazhdojë me 28 shkurt, në të cilën seancë do të trajtohet besueshmëria e dëshmive të dëshmitarit X.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus