Kryesore » 2012 » Gusht » 6 » "Kërcenimi"i LDK-së,PDK kerkon takim mes liderëve
12:52 PM
"Kërcenimi"i LDK-së,PDK kerkon takim mes liderëve
Kërcënimi i LDK-së se do të bojkotojë reformën zgjedhore dhe kushtetuese nëse nuk realizohet marrëveshja politike për presidenten, ka shtyrë përfaqësuesit e PDK-së të kërkojnë një takim në rangun e liderëve për tejkalimin e krizës politike, shkruan gazeta "Zëri".Ky takim, sipas PDK-së, do të realizohet nga të gjithë liderët politikë të vendit, për të gjetur një solucion për krizën që është shkaktuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese se mandati i presidentes Atifete Jahjaga është i plotë.Në LDK, ndërkaq këtë kërkesë e konsiderojnë joserioze sepse edhe ashtu marrëveshjet, sipas tyre, nuk realizohen. Ndërsa analistët politikë e shohin të paarsyeshme që për çështjen e presidentes të takohen të gjithë liderët e partive politike.
Sipas tyre, kjo çështje është ekskluzivisht e lidhur me nënshkruesit e marrëveshjes dhe me presidenten Jahjaga si përfituese nga "konsensusi".

Madje në PDK kërkojnë që lidershipi i LDK-së dhe PDKsë dhe i subjekteve të tjera relevante politike, të ulen dhe të mos bëjnë komente në medie, të mos përshëndeten përmes shkrimeve në gazeta, por të trajtojnë situatën seriozisht dhe me përgjegjësi edhe zhvillimet dhe kërkesat.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus