Kryesore » 2012 » Qershor » 12 » Kelmendi, i superkërkuari i ballkanit
8:53 PM
Kelmendi, i superkërkuari i ballkanit
Naser Kelmendi - me origjinë kosovare dhe me nënshtetësi boshnjake, biznesmen dhe i përfshirë në marrëdhëniet politike të shumë vendeve të rajonit - vjen në pah pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, e ka vënë në listën e zezë.Sipas Express, ai renditet përkrah emrit të liderit të kartelës meksikane të drogës, Hoze Antonio Sota Gastemula, dhe atij të tregtarit afgan, Sajed Vazir Shah. Kelmendi llogaritet si personi më i rrezikshëm në Evropë për interesat amerikanë. Banka Federale e Shteteve të Bashkuara ka kërkuar ngrirjen e të gjitha aseteve të tij në Mal të Zi. Kërkesa është dërguar përmes Interpolit, ndërsa vendimin formal për fillimin e ngrirjes do ta sjellë komisioni i Bashkimit Evropian. 
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus