Kryesore » 2012 » Shkurt » 17 » Kapet trafikanti i drogës, avioni i tij fluturonte afër Obamës
11:16 AM
Kapet trafikanti i drogës, avioni i tij fluturonte afër Obamës
Një aeroplan i vogël që po transportonte marihuanë është detyruar të aterojë afër Los Angelosit, pasi piloti hyri në hapësirën e njëjtë ajrore me helikopterin "Air Force 1”, në të cilin gjendej presidenti amerikan Barak Obama.
Çesna, një lloj aeroplani i vogël, fluturoi në të njëjtën hapësirë ajrore, ç`ka bëri që ushtria të dërgojë dy luftarakë F-16 për ta ndaluar.Aeroplanët luftarakë e detyruan aeroplanin që të aterojë në aeroportin Long Beach, ku policia po priste, për ta marrë në pyetje pilotin.Ai i tha policisë se kishte fluturuar aksidentalisht afër helikopterit ku ndodhej Obama, por pas kontrollimit në aeroplanin u zbuluan 18 kilogramë marihuanë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus