Kryesore » 2012 » Korrik » 27 » Kapen 2.4 milionë cigare kontrabandë nga Kosova
3:13 PM
Kapen 2.4 milionë cigare kontrabandë nga Kosova
Një bandë prej shtatë vetash ka kontrabanduar 2.4 milionë cigare nga Kosova në Gjermani, respektivisht në landin e Bajernit, ku është kapur nga policia doganore në kufi.Banda e përbërë nga meshkuj dhe femra, kishte fshehur cigaret në kulmet dhe sistemet e ajrosjes të autobusëve, ka njoftuar polica doganore të premten në Munih, shkruan agjencia dpa dhe transmetojnë edhe mediet tjera gjermane.
"Vendet ku janë fshehur cigaret janë fare të dukshme dhe secili doganier së pari i kontrollon ato. Ne në praktikën tonë kemi pasur deri më tash kontrabandistë shumë më të rafinuar se këta”, ka thënë një zëdhënës, raporton Albinfo.ch.Malli ishte i destinuar në radhë të parë për në Munih dhe Nürnbeg. Dëmi që do t`i shkaktohej sistemit të tatimeve të Gjermanisë në rast se ato cigare do të depërtonin në treg, llogaritet në 300 mijë euro.

Doganierët kanë konfiskuar dy autobusët dhe një veturë që ishin përdorur për këtë transport.

Tre nga të dyshuarit, policia i ka kapur në fillim të qershorit me ç`rast kishte konfiskuar 700 "boxa” cigaresh.

Ndërsa gjatë korrikut janë kapur katër pjesëtarët tjerë, në mesin e të cilëve edhe bosi i dyshuar i bandës.

Ky i fundit, një 50 vjeçar, ishte dënuar dy vjet burg me kusht vitin e kaluar po ashtu për kontrabandë me cigare.

Dyshohet se ai ka organizuar kontrabandën e cigareve edhe gjatë kohës sa ka qenë në proces, për dënimin e parë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus