Kryesore » 2012 » Shkurt » 20 » Kadri Veseli mohon krimet, hyn në politikë
10:50 AM
Kadri Veseli mohon krimet, hyn në politikë
Ish-shefi i Shërbimit Informativ të Kosovës, Kadri Veseli, ka mohuar se shërbimi që ka udhëhequr ai ka kryer krime, ndërsa ka bërë publik edhe lajmin se hyn në politikë.Në një intervistë ekskluzive dhënë mediave të Grupit Koha, KTV-së dhe "Kohës Ditore”, Veseli ka shpjeguar arsyet pse nuk mund të rrijë anash zhvillimeve politike, derisa ka evidentuar proceset që sipas tij nuk janë duke shkuar mbarë.Në intervistë Veseli është pyetur për shumë çështje e zhvillime në Kosovë, prej kohës së luftës e deri tani, në të cilat ai ka qenë protagonist. Posaçërisht është pyetur për rolin dhe veprimtarinë kundërthënëse të SHIK-ut, organizatë kjo që shpesh është akuzuar për veprime kriminale.
Veseli ka folur për akuzat që i bëhen SHIK-ut për përfshirje në krime të rënda të pasluftës, ndërsa ka dhënë shpjegimet e veta për dy dëshmitarët e EULEX-it që janë vetëshpallur si ish-agjentë të SHIK-ut – Nazim Bllacën dhe Naim Miftarin.Ish-shefi i SHIK-ut ka folur edhe për raportet e strukturave ilegale të viteve ’90-të dhe atyre të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me lëvizjen paqësore politike të udhëhequr nga Ibrahim Rugova dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.Intervista transmetohet në KTV, në dy pjesë, në kuadër të emisionit të ri politik, "PRESS-ING me Agron Bajramin”, të hënën dhe të martën, prej orës 20:00, ndërsa versioni i plotë i intervistës botohet në "Kohën Ditore” të nesërmen.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus